Ballina

PËR MINISTRINË E KOMUNITETEVE DHE KTHIMIT

ZV/MINISTRI HUSNIJA BESHKOVIQ PRITI NË VIZITË ZV/KRYESUESIN E DELEGACIONIT TË AUSTRISË NË OSBE-e Z. KLAUS KOEGELER

13.06.2013

Zv/ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Husnia Beshkoviq, priti sot në kabinetin e tij zv/kryesuesin e delegacionit të Austrisë në OSBE, z.Klaus Koegeler. Qëllimi i vizitës së tij ishte që të njihet më për së afërmi me situatën aktuale në vend, me punën dhe planet e Ministrisë për çështjen e kthimit të qëndrueshëm, re-integrimin dhe bashkëjetesën në Kosovë si dhe për opinionet e këtij institucioni lidhur me punën e gjertanishme të OSBE-së në Kosovë.Duke vlerësuar vizitën e tij si shumë të rëndësishme, zv/ministri Beshkoviq falënderoj për rolin aktiv të deritanishëm dhe ndihmën që OSBE-ja ka dhënë në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, dhe rezultateve pozitive në fushën e bashkëpunimit.më shumë

FJALA E ZV/MINISTRIT PËR KOMUNITETE DHE KTHIM Z. HUSNIJA BESHKOVIQ NË CEREMONINË E DORËZIMIT TË ÇELSAVE TË SHTËPIVE PËR 35 FAMILJE TË KOMUNITETIT RAE NË LAGJEN ALI IBRA TË GJAKOVËS

10.06.2013

Të nderuar qytetarë të GjakovësTë nderuar miq, Ekselenca juaj, zonja dhe zotëriMë lejoni që në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në emrin tim personal por edhe të të gjithë të pranishmëve të shprehi kënaqësinë që gjendemi në këtë rast të veçantë në Gjakovë.Nuk ka nevojë të theksohet se sa ishte i rëndësishëm ky projekt. Kthimi dhe integrimi i komunitetit RAE ka peshë të veçantë dhe domethënie për të gjithë ne, për Ministrinë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, për këtë dëshiroj që në fillim ti falënderohem përfaqësuesve të Qeverisë së Zvicrës dhe Austrisë, përfaqësuesve të CARITAS-it, Komunës se Gjakovës dhe gjithsesi përfaqësuesve të komunitetit RAE si dhe komunitetit pritës dhe të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për të gjitha që është bërë që ne të jemi sot këtu, në lagjen Ali Ibra.më shumë

JEVTIC NE KAMENICE: FAMILJET ME TE RREZIKUARA SERBE QE KANE MBIJETUAR DO TE JENE PRIORITETI JONE

07.06.2013

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic vizitoi komunën e Kamenicës dhe me këtë rast Kryetarin e Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe Zëvendësin e tij Dragisa Saviç. Takimi u përqendrua në pozitën e komunitetit serb në komunën e Kamenicës dhe në kthimin e personave të zhvendosur në komunë. Ministri Jevtic informoi kryetarin Surdulli per kërkesën për kthimin e një numri të familjeve në Maqedoni dhe me këtë rast, domosdoshmëria për të mbështetur qeverinë lokale në këtë proces. Në fund të takimit u pajtuan se bashkëpunimi në zbatimin e një projekti infrastrukturor per asfalltimin e rrugës në Strezovcë e cila banohet kryesisht nga serbët. më shumë

MINISTRI JEVTIĆ VIZITIO RANILLUGUN

07.06.2013

Gjatë vizitës në Ranilug, Korminjane dhe Domorovc Ministri për Komunitete dhe Kthim vazhdoi vizitën e tij në Moravën e Kosovës. Në Ranillug, ministri Jevtic u takua së pari me qytetarët e këtij vendi në zyrën e Partisë së Pavarur Liberale në këtë vend dhe vizitoi tri familjet më të cenueshme sociale për të diskutuar mënyrën në të cilën Ministria për Komunitete dhe Kthim mund të ndihmojnë ata për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës . Jevtic atyre i falënderoj per faktin se në dritën e kushteve të vështira në të cilat ata jetojnë, dhe duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por vendosen për të mbijetuar dhe të qëndrojnë në Kosovë. Jevtic në Ranillug vizitoi Kishën e Shën Gjonit, ku ai kishte mundësi për t'u takuar dhe biseduar me dhjetra njerëz të cilët i kane bërë pyetje ministrit.më shumë

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Qershor 2013
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Video