Lajmet
PUSHUAN HETIMET NDAJ SEKRETARES SË PËRGJITHSHME TË MKK-së
19.07.2012
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pushoi hetimet ndaj Zana Kotorrit, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Këtë Aktvendim e mori Prokurori Special, Ali Rexha, me arsyetim: Pushimi i hetimeve për këtë çështje penalo-juridike bëhet pasi që me asnjë provë materiale apo formale nuk është vërtetuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen si dhe asnjë vepër tjetër penale që ndjekja të ndërmerret sipas detyrës zyrtare. më shumë
TAKIMI I JASHTËZAKONSHËM I MINISTRIT PËR KOMUNITETE DHE KTHIM, RADOJICA TOMIC, ME SHEFIN E ZYRËS SË UNHCR-it JO HEGENAUER
13.07.2012
Sot Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, pati një takim të jashtëzakonshëm me shefin e zyrës së UNHCR-it, Jo Hagenauer dhe bashkëpunëtorët, me çrast shqyrtuan çështjet e interesit të përbashkët me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit konkret në mes të Ministrisë dhe UNHCR-it. më shumë
PËRFAQËSUESI SPECIAL I BE-së NË KOSOVË, SAMUEL ZHBOGAR, VIZITOI MKK-në
13.07.2012
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, i shoqëruar nga këshilltarja e tij, Suzana Angjelkoviq, pritën sot në vizitë pune përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, u bisedua rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë dhe zhvillimeve aktuale në Kosovë, ku theks i posaçëm iu kushtua shqyrtimit të hapave të mëtejshëm, në sigurimin e kthimit të qëndrueshëm të personave të zhvendosur, përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës si dhe gjetjen e rrugëve dhe mundësive të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve para së gjithash ndërmjet komunitetit shqiptarë dhe serbë.më shumë
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA MES MKK-SË DHE KËSHILLIT DANEZ PËR REFUGJATË
09.07.2012
Sot, Ministri për Komunitete dhe kthim, Radojica Tomic, në bazë të marrëveshjes së arritur kohë më parë në mes të MKK-së dhe Ambasadës Britaneze në Kosovë, në ambientet e MKK-së, nënshkroi sot marrëveshjen me përfaqësuesen e Këshillit Danez për Refugjatë, Kristen Stec.më shumë
MINISTRI TOMIC DËNON VRASJEN E ÇIFTIT BASHKËSHORTOR JEVTIC NË FSHATIN TALINOVCË TË KOMUNËS SË FERIZAJIT
07.07.2012
Me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë ndaj dy të kthyerve, çiftit bashkëshortor Jevtic, në fshatin Talinovcë në Komunën e Ferizajit, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka dënuar ashpër këtë krim dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të hetohet në afat sa më të shkurtë dhe që keqbërësit të vihen para drejtësisë.më shumë
Lajmet

