MINISTRI TOMIC VIZITOI SHTËPITË E DJEGURA NË DRENOVC
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, ka vizituar fshatin e të kthyerve Drenovc, në Komunën e Klinës, ku pas mesnate deri më tani akterë të panjohur kanë vënë zjarr në shtëpitë e familjeve të Milovan Radosavljevicit dhe Arse Stepicit.
Ministri Tomic në përcjellje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, komadantit regjional të policisë, Ahmet Hasi dhe komadantit të stacionit policorë të Klinës, Agron Hasani vizituan shtëpitë e djegura në vendin e ngjarjes dhe biseduan me pronarët e shtëpive dhe banorët e Drenovcit. Ministri Tomic dhe kryetari Bashota apeluan tek të kthyerit e shqetësuar që mos ti trazoj ky incident të mbesin në fshatin e tyre, në pronat e tyre. Komuna dhe Ministria do të bëjnë çmos që dëmet e bëra të sanohen dhe do të ndërmerren të gjitha masat që mos të përsëritet çfarëdo incidenti, jo vetëm në Drenovc por edhe në fshatra të tjera të kthimit. Nga ky vend, dëshiroj të dërgoj një mesazh të qartë në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe në emër të Qeverisë së Kosovës të gjithë të kthyerve, që janë kthyer dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, se do të bëjmë gjithçka që këto ngjarje mos të përsëriten dhe kërkoj nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të hetojnë se kush e ka kryer këtë vepër penale dhe akterët e këtyre veprave të vihen para drejtësisë. Natyrisht se këto incidente ndikojnë negativisht në tërë procesin e kthimit, por nuk guxojmë të harrojmë rolin tonë në këtë proces, e ai është që të respektojmë të drejtën e secilit për kthim dhe mundësim të sigurisë. Ne ende do të punojmë në kthimin e personave të zhvendosur dhe këto incidente nuk do ta parandalojnë këtë. Kosova mund të mbijetoj vetëm si shoqëri multi-etnike sepse qëllimi jonë është afrimi në Bashkimin Evropian dhe krijimi i kushteve për jetë normale të secilit individ. Ka theksuar Tomic.Keqbërësit në shtëpitë e Radosavljeviqit dhe Stepicit kanë shkaktuar dëme materiale të dukshme dhe i kanë bërë të papërshtatshme për banim. Viktima njerëzore, për fat të mirë, nuk ka pasur sepse pronarët në atë kohë nuk gjendeshin në objekte.
Në Drenovc, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Zyra e Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, në kuadër të projektit RRK 2, kanë ndërtuar 7 shtëpi për të kthyerit, të cilat janë të banuara që nga muaji shtator 2011 dhe 2 shtëpi për komunitetin pritës Shqiptarë, si raste sociale më të rrezikuara. Në këtë vit janë siguruar mjete për ndërtimin dhe renovimin edhe të 12 shtëpive për familje të kthyera dhe 3 për komunitetin pritës.
Lajmet


