Ballina BreadCrumbTrailer Lajmet

MINISTRI PËR KOMUNITETE DHE KTHIM RADOJICA TOMIC DHE ZËVENDËSI I TIJ HUSNIJA BESHKOVIQ VIZITUAN KOMUNËN E PEJËS

Në kuadër të vizitës së tij në Komunën e Pejës, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, dhe zëvendësi i tij Husnija Beshkoviq me bashkëpunëtorët, janë takuar me kryetarin e Komunës së Pejës, Ali Berishën dhe me bashkëpunëtorët e tij. Ministri Tomic ka theksuar se sot ka vizituar Komunën e Pejës për shkak të dy projekteve të financuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim: asfaltimi i rrugës në Vitomiricë, ndërtimi i shtëpisë për familjen e kthyer Saku në fshatin Treboviq si dhe për shkak të thellimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë dhe Komunës së Pejës me qëllim të stabilizimit të komuniteteve dhe krijimit të kushteve për kthim dhe re-integrim të të kthyerve.

Kryetari Berisha i’u falënderua Ministrit Tomic për vizitën në Komunën e tij si dhe për projektet të cilat Ministria është duke i financuar.  Thellimi i bashkëpunimit është i domosdoshëm për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në territorin e Pejës.
Pas takimit me kryetarin Berisha, ministri Tomic dhe zëvendësi i tij Beshkoviq vizituan punimet në asfaltimin e rrugës së Xhamisë në Vitomiricë me ç’rast biseduan me banorët. Asfaltimi i rrugës është financuar nga buxheti i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim me iniciativë të fshatarëve të cilët e kanë veçuar projektin si prioritet të Vitomiricës.
Pas kësaj ata u nisën për në fshatin Treboviq, ku pas vizitës së Ministrit Tomic në muajin shtator të vitit të kaluar është nxjerrë vendimi që familjes së kthyer Saku, e cila ka 13 anëtar, ti ndërtohet shtëpia. Anëtarët e familjes Saku kanë jetuar në kushte shumë të vështira, në shtëpi e cila ka qenë e ndërtuar nga kartoni, dërrasa dhe najloni.
Në fund të vizitës në Komunën e Pejës, Ministri Tomic dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar patriarkalen e Pejës.
 

Prapa

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Qershor 2013
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Video