NËNSHKRUHET MARRËVESHJA MES MKK-SË DHE KËSHILLIT DANEZ PËR REFUGJATË
Sot, Ministri për Komunitete dhe kthim, Radojica Tomic, në bazë të marrëveshjes së arritur kohë më parë në mes të MKK-së dhe Ambasadës Britaneze në Kosovë, në ambientet e MKK-së, nënshkroi sot marrëveshjen me përfaqësuesen e Këshillit Danez për Refugjatë, Kristen Stec.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i shpenzimeve për realizimin e projektit: Kthimi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i komuniteteve në qytetin e Prizrenit, ku partner implementues është DRC-ja.
Palët nënshkruese të marrëveshjes me aktivitete të përbashkëta dhe veprimtari aktive do të ndikojnë në finalizimin e projektit në fjalë, ku MKK-ja do të bëjë financimin e këtij projekti nga mjetet financiare të marra nga Ambasada Britaneze në Kosovë.
Ambasada Britaneze në Kosovë ka ndarë mjete financiare në shumë prej 490.000 Euro, ku shumën e përgjithshme prej 270,800.00 Eurove MKK-ja do tia ndaj DRC-së, e cila do të jetë e obliguar ta zbatojë procesin e realizimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të fazave të realizimit të projektit.
Lajmet

