PËRFAQËSUESI SPECIAL I BE-së NË KOSOVË, SAMUEL ZHBOGAR, VIZITOI MKK-në
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, i shoqëruar nga këshilltarja e tij, Suzana Angjelkoviq, pritën sot në vizitë pune përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, u bisedua rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë dhe zhvillimeve aktuale në Kosovë, ku theks i posaçëm iu kushtua shqyrtimit të hapave të mëtejshëm, në sigurimin e kthimit të qëndrueshëm të personave të zhvendosur, përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës si dhe gjetjen e rrugëve dhe mundësive të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve para së gjithash ndërmjet komunitetit shqiptarë dhe serbë.
Ministri Tomiq, duke falënderuar mysafirin e lartë për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme të këtij institucioni në kthimin e personave të zhvendosur, sigurinë të tyre ekonomike dhe integrimin në shoqëri, theksoi shpresën se bashkëpunimi i tyre do të mbetet akoma në këtë nivel të lartë si gjer më tani.
Ministria për Komunitete dhe Kthim me vite është duke punuar me Komisionin Evropian dhe me partnerë tjerë ndërkombëtar në projekte që kanë për qëllim stabilizimin e komuniteteve dhe integrimin më të lehtë të të kthyerve. Pa ndihmën e Komisionit Evropian i cili për çdo vit ndan 5 milion euro vetëm për kthimin, vështirë se do të plotësoheshin kërkesat e komuniteteve me vetëm 2 milion euro sa i ka në dispozicion Ministria për Komunitet dhe Kthim, tha ministri Tomic.
Temë boshte e takimit të ministrit Tomic me mysafirin ishte aktualiteti politik në Kosovë dhe gjendja e sigurisë e krijuar pas vrasjes së çiftit bashkëshortor në fshatin Talinovc të Komunës së Ferizajt. Ai potencoi nevojën e forcimit dhe konsolidimit të forcave të sigurisë, ngritjen e vetëdijes publike si dhe zgjerimit të bashkëpunimit institucional në të gjitha nivelet. Rastet e tilla pa marr parasysh motivet dhe akterët , vetëm sa e komplikojnë edhe ma tepër situatën e brishtë të sigurisë në vend dhe dëmtojnë angazhimet e të gjithëve.
Unë personalisht kamë përgjegjësi që nga momenti kur kam pranuar këtë post të japi kontribut, me qëllim të përmirësimit të pozitës së qytetarëve serbë dhe realizimit të të drejtave të tyre ka theksuar ministri Tomiq.
Edhe përkundër shpenzimit të energjisë dhe mjeteve të shumta materiale, rezultatet nuk janë të kënaqshme sa i përket kthimit. Për kthimin urban as nuk mund të flitet me përjashtim të Prizrenit, ku në bashkëpunim me Ambasadën Britaneze janë kthyer 10 familje serbe në këtë qytet. Duhet të punohet në zhvillimin e mëtejmë të kthimit urban edhe në komunat e tjera.
Ministri edhe një herë theksoi se dëshira e tij para së gjithash është kthimi i të rinjve të cilët kthehen shumë pak në krahasim me persona të moshuar dhe familjet me vetëm 1-2 anëtar. Qëllimi dhe përpjekja jon është të kemi një kthim sa ma të qëndrueshëm. Nuk mjafton që të kthyerve tu ndërtohen shtëpitë e të themi se problemi u zgjodh. Kjo nuk mjafton tha ai. Për realizimin e një kthimi të suksesshëm nevojitet edhe ri-integrimi, sigurimi i sistemit arsimor, shëndetësorë, komunikimi me fqinjët, qasja institucionale, punësimi dhe sigurimi i një ambienti të sigurt për ta. Babushi, Bablaku dhe Zoçishta janë shembujt konkret të kësaj, ku shtëpitë e ndërtuara janë ende të zbrazëta. Por, përveç djegieve, sulmeve, vjedhjeve dhe vrasjes së të kthyerve, prapë mund të themi se kemi edhe shembuj pozitiv të kthimit si në Istog, Klinë, fshatin Osojan, ku në fillim kishte vetëm disa dhjetëra të kthyer e tani Osojani është shndërruar në një enklavë. Kemi mjaftë kërkesa për kthim në Klinë, Istog, Partesh, Novo-Bërd, Shtërpc dhe Prizren. Në Pejë ka mjaftë kërkesa për kthim nga komuniteti RAE i cili ndodhet në Mal të Zi.
Projektet ekonomike , nisja eventuale e bizneseve vetanake do të lehtësoj procesin e re-integrimit dhe do të mundësoi stabilizimin e komuniteteve, qëndrueshmërinë e tyre në stade afatgjata dhe re-integrimin në shoqërinë e re kosovare.
Ministri Tomic theksoi nevojën e bashkëpunimit me BE-në e cila ka për qëllim vazhdimin e procesit të ri-integrimit dhe stabilizimit në kuadër të projektit të ardhshëm RRK 4, ku në këtë projekt parashihen investime në mjediset me shumicë të popullatës shqiptare ku jetojnë edhe përfaqësuesit e komunitetit serbë. Komuna e Gjilanit sipas propozimit të ministrit duhet të përfshihet në RR4, pasi që nga atje ka kërkesa të shumta, e MKK nuk mund ti mbuloj vet. Aty janë rreth 40 familje rome të cilat jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, por ka edhe kërkesa për kthim të romëve të cilët jetojnë në qendrat kolektive të Maqedonisë e që nuk posedojnë dokumentacionin e pronës.
Bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se me vazhdimin e dialogut dhe përpjekje të përbashkëta do të arrijnë që tu përgjigjen sfidave të ndryshme të cilat i presin në vijim.
Lajmet
