ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I TRETË I KOMITETIT DREJTUES PËR PROJEKTIN RRK III
Në hapësirat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur takimi i tretë i komitetit drejtues të projektit RRK III, të cilin e përbëjnë: bartësit e projektit Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Në takim është paraqitur raporti tremujorë ku mes tjerash është theksuar se në fazën e parë janë ndërtuar 17 shtëpi për familjet e kthyera, 16 shtëpi janë në fazën e ndërtimit, dhe në vazhdim është pranim-dorëzimi i objekteve të përfunduara për shfrytëzim. Përveç shtëpive, të kthyerve do tju ndahet edhe pako e ndihmës me orendi, dru për ngrohje, artikuj ushqimorë dhe grante për nisjen e biznesit vetanak.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, i cili e kryesoi takimin, ka theksuar se është shumë i kënaqur me atë që është bërë në fazën e parë si dhe se do të përpiqet që deri në fund të projektit të bëjë çdo gjë që është e paraparë me projektin.
Në vazhdim të takimit është aprovuar lista e përfituesve për fazën e dytë të projektit, dhe projekti infrastrukturorë për ndihmën e të gjitha komuniteteve në vende në të cilat me projektin RRK III krijohen kushtet për kthimin e personave të zhvendosur, e ashtuquajtura Komponentë Balancuese.
Përndryshe projekti RKK III ka filluar me qëllim që të siguroj kthimin e 200 familjeve të zhvendosura. Projekti është i financuar nga ana e Komisionit Evropian dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe partneri implementues është Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Partnerët në këtë projekt janë Komunat në të cilat ekziston projekti, dhe ato janë Komuna e Prizrenit, Parteshit, Novobërdës, Suhareka dhe Shtërpca.
Lajmet

