Ballina BreadCrumbTrailer Divizionet BreadCrumbTrailer Divizioni i Komunikimit Publik

Divizioni i Komunikimit Publik

Sabit Hykolli

Udhëheqës i Divizionit Për Komunikim Publik

Divizioni  për Komunikim Publik si pjesë e rëndësishme në strukturën organizative të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ka për qëllim të bëjë transparente në mënyrë objektive dhe korrekte punën dhe aktivitetet  e MKK-së para mediave dhe opinionit publik.
Ky Divizion ofron përkrahje të plotë dhe profesionale për Zëdhënësin e Ministrisë, për prezantimin më efektiv të politikave të ministrisë si në opinion, ashtu edhe tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Përmes fushës së informimit publik ndihmon në ngritjen e vetëdijes publike përkitazi me të drejtat dhe interesat e komuniteteve.

Zhvillon, mirëmban dhe implementon strategjinë për komunikim në bazë të planit të punës së Ministrisë dhe bënë prezantimin e saj përmes teknikave më adekuate dhe efektive të komunikimit.

Përcjell të gjitha takimet e Ministrit, zëvendës ministrave, këshilltarëve dhe aktivitetet tjera të MKK-së.

Zhvillon, komunikon dhe menaxhon planin e promovimit të imazhit pozitiv të MKK-së tek të gjitha nivelet shtetërore, lokale dhe ndërkombëtare.

Në bashkëpunim të ngushtë me Zëdhënësin e Ministrisë, koordinon pjesëmarrjen e mediave në aktivitetet e MKK-së, organizon  konferenca për shtyp dhe intervista,
përpilon dhe lëshon kumtesa për shtyp, deklarata , njoftime, raporte dhe nxjerr materiale dhe publikime të tjera për opinionin publik

Ndërlidhet me Divizionin e Komunikimit në Zyrën e Kryeministrit për të siguruar se politikat ministrore janë përfaqësuar në njoftimet e dhëna nga zëdhënësi i Qeverisë.

Kujdeset për mirëmbajtje të ueb-faqes zyrtare dhe freskimi me të dhëna të reja në të tri gjuhët (shqipe, serbe dhe angleze)

Mban arkivin e zyrës në hard-copy dhe atë elektronik si dhe përkujdeset për incizimin e aktiviteteve të ministrit dhe titullarëve të tjerë për ti bërë publike për vizitorët e faqes së internetit.
Përkujdeset për teknologji informative të zyrës, si fotoaparat, kamerë, TV, Video, DVD, skaner etj;
Monitoron mediat e shkruara dhe elektronike, ofron pasqyrën e shtypit ditor për Ministrin dhe kabinetin e tij në mënyrë që të shohin këndvështrimet dhe raportimet e ndryshme nga ana e mediave lidhur me çështjet e të drejtave të komuniteteve, lirinë e lëvizjes, kthimin, decentralizimin, ndërtimin e raporteve ndëretnike, mundësit dhe perspektivën e tyre për të jetuar në Kosovë, që në rast nevoje ministri apo departamentet përkatëse të mund të reagojnë dhe të nxjerrin reagimin në edicionet e mëvonshme.

Vepron dhe kryen punë të tjera nga lëmia e informimit sipas kërkesave të drejtpërdrejta të Ministrit dhe Sekretarit të Përhershëm të MKK-së.

Personi kontaktues:
Sabit Hykolli - Drejtor i Divizionit për Komunikim Publik
Tel: 038/ 552-047
E-mail: sabit.hykolli@ks-gov.net

Lajmet

Arkiva e Lajmeve

Shtator 2012
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Video